Insajderi
Botë

Krimi horror i 23-vjeçarit nga Kosova në Gjermani, flasin dëshmitarët

Insajderi
04 September 2022 - 18:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Krimi horror i 23-vjeçarit nga Kosova në Gjermani, flasin dëshmitarët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Oficerët e policisë gjermane mëngjesin e sotëm panë një krim horror në Berlin. Një burrë po e godiste për vdekje me sëpatë një grua. Autor i këtij krimi ishte një 23-vjeçar nga Kosova. Siç shkruan Berliner Zeitung, policët panë skena të tmerrshme pasi hynë në banesën ku po ndodhte krimi pak para orës 08:00 të mëngjesit, përcjell Gazeta Express.

Sipas të dhënave fillestare, gruaja e vrarë është ukrainase. Ata nuk ishin të martuar dhe Policia nuk ka mundur ende të tregojë se çfarë raporti ka pasur autori me viktimën.

Një i ri që banon në afërsi të banesës ku ndodhi krimi makabët thase rreth orës 7 të mëngjesit ka dëgjuar bërtima të forta. Dikush, me sa duket autori i krimit, e kishte goditur me çekiç derën e banesës së tij. Dëshmitari thotë se si pasojë i është dëmtuar dera. Fqinji raporton se nuk ka guxuar ta hapë derën. Më vonë ai pa gjurmë të mëdha gjaku në derën e banesës së tij. 

Krimi ndodhi në banesën ku dera e ballkonit është e hapur

Sipas raportimeve të dëshmitarëve okularë, burri dhe gruaja 27-vjeçare, e cila vjen nga Ukraina, mësohet se kishin debatuar me zë të lartë përpara krimit, raporton Berliner Kurier. Fqinjët e kishin lajmëruar policinë pasi kishin dëgjuar gruan duke bërtitur tmerrësisht shumë në katin e 9-të të pallatit dhjetëkatësh. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark