Insajderi
Insajderi

Akuzat e Kurtit kundër gjyqtarëve dhe nisma për Veting, nesër shefat e KGjK-së i përgjigjen në konferencë

Insajderi
04 September 2022 - 22:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Akuzat e Kurtit kundër gjyqtarëve dhe nisma për Veting, nesër shefat e KGjK-së i përgjigjen në konferencë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas akuzave të kryeministrit Kurti ndaj prokurorëve e gjyqtarëve për rastin e e 11-vjeçares së dhunuar në Prishtinë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon konferencë për media.

Në ftesën e KGjK-së thuhet se konferenca fillon nesër në orën 10:30 në ndërtesën e Këshillit Gjyqësor, kjo me qëllim të informimit drejtë të opinionit publik lidhur me zhvillimet e fundit.

” Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me qëllim të informimit drejtë të opinionit publik lidhur me zhvillimet e fundit, përfshirë edhe qëndrimet e Këshillit lidhur me deklaratat e Kryeministrit dhe Ministres së Drejtesisë për punën e sistemit gjyqësor, me datën 5 shtator 2022, me fillim nga ora 10:30 organizon Konferencë për Media në ndërtesën e Këshillit Gjyqësor, rruga “Luan Haradinaj”, Prishtinë”, thuhet në ftesën për media.

Në anën tjetër, Kurti përmes një konference të përbashkët me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se mbi 200 gjykatës kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht, me gjobë ose kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës.

“Sipas të dhënave për veprat penale për rastet e dhunës mbi 200 gjykatës kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht, me gjobë ose kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës… Mandej mbi 85 për qind e këtyre rasteve viktima ishin vajza të mitura dhe rreth 140 prokurorë kanë lejuar parashkrimin e lëndëve për këto raste”, tha Kurti

Sipas tij, fakti që qytetarët dalin të protestojnë në protesta pubike, nuk është i çuditshëm pasi ata po kërkojnë akte morale të dorëheqjeve në prokurori e gjyqësor.

“Andaj nuk është e çuditshme që qytetarët e Kosovës edhe nëpër protesta publike nëpër rrugë e nëpër rrjete sociale po kërkojnë akte morale të dorëheqjes në prokurori dhe gjyqësor… Më shumë se gjysma e gjykatësve në Kosovë kanë shqiptuar dënime me kusht, gjobë ose kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës… 70 për qind e prokurorëve kanë lejuar parashkrimin e lëndëve për këto raste, vetëm kjo pa i marrë edhe veprat tjera penale të cilat dihen se në çfarë gjende trajtohen, psh korrupsioni, e krimi i organizuar, jo thërrasin por bërtasin për vetting”, tha Kurti.

Kurti deklaroi se nuk ka alternativë tjetër, përveç vettingut ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend.

Në një konferencë për mediat, Kurti, duke iu referuar rastit të një 11-vjeçareje në Prishtinë, e cil au trafikua dhe përdhunua, u shpreh se dhunuesit ecnin të lirë edhe pse kishin kryer vepra penale.

“Gjyqësori ynë përkundër të gjitha garancive kushtetuese, ngjan sikur mundohet të dëshmojë të kundërt. I akuzuar dhe i dënuar për shumë vepra penale, dhunuesi ecën i lirë nëpër rrugët e Prishtinës. Dhunuesi lirohet pas 8 muajsh burgim, dhunuesi nuk rehabilitohet, dhunuesi përsërit veprën, e madje dhunuesi edhe vret. Nuk ka alternativë ndaj vettingut në sistemin gjyqësor prokurorial. Këtë e kuptojnë edhe vetë aktorët e këtij sistemi dhe ata më skeptikët për vettingun”, theksoi Kurti.

Kurse në konferencë mediat ftohen që edhe të shtrojnë pyetje për paqartësi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark