Insajderi
Insajderi

Live gjithçka, “Arditi Tours” shkel ligjin duke përdorur telefonin gjatë vozitjes për të promovuar kompaninë

Insajderi
06 September 2022 - 11:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Live gjithçka, “Arditi Tours” shkel ligjin duke përdorur telefonin gjatë vozitjes për të promovuar kompaninë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përdorimi i telefonit nga shoferët e autobusëve nuk po ndalet. Shumë udhëtarë kanë publikuar video të ndryshme kur kanë inqizuar shoferët duke përdorur telefonin gjatë vozitjes. Në redaksinë e Gazetës Insajderi vazhdojnë të vinë video nga momentet kur shoferët e autobuseve janë në celulare ndërkohe autobusi është në lëvizje. Kjo po rrezikon jetën e udhëtarëve, ku dhe po ndodhin aksidente të shumta.

Një video të fundit, është kompania “Arditi Tours”, shoferi i së cilës po rrezikon jetën e qytetarëve duke përdorur telefonin.

Ky qytetarë që ka qenë në autobusë thotë për Insajderin: “Ata pinë cigare e perdorim të telefonit gjatë rrugës”.

Madje, kjo kompani publikon edhe vet në faqen e tyre zyrtare në Facebook video kur shoferët e autobusëve hyn live gjatë vozites.

Është për tu çuditur fakti se si kjo kompani mundohet t’i bëj vetës marketing duke shkelur ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugo.

Në Ligjin për Rregullat e Trafikut rrugorë, në nenin 231 thotë se shoforit nuk i lejohet përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit.

4. Shoferit të mjetit me veprim motorik gjatë kohës së drejtimit nuk i lejohet përdorimi i telefonit të dorës – mobil, as i pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit

Gazeta Insajderi ka përbledhur në një video momentet kur shoferët e kësaj kompanie kanë hyrë live në Facebook në vende të ndryshme në Europë.

Video të ngjashme të kësa kompanie, Gazeta Insajderi ka publikuar në vazhdimësi.

Madje, një shofer i “Arditi Tours” ka sharë e kërcënuar gazetaren e Insajderit pasi i është publikuar video duke përdorur telefonin gjatë vozitjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark