Ish-anëtarja e listës “Guxo” dhe anëtarja e LDK-së tashmë, Doarsa Kica-Xhelili e cila sot publikisht foli rreth këtij vendimi, tha se deri ditën e djeshme kishte përpjekje që e njëjta ta mendoj këtë vendim.
Përpjekjet e tilla sipas saj erdhën nga kryeministri Kurti e madje edhe presidentja Osmani.
Ajo tha se takimet i kishte në nivel të drejtpërdrejte
“Po mundohem të jem korrekte, nëse duhet ta them të vërteten, po, ka pas insitstim për ta rimenduar vendimin deri me sot”, tha ajo.
Ka pasur kërkese që ta rimendoj ketë lëvizje, nga kryeministri Kurti, komunikimin me kryeministrin e kisha në onivel të drejtpërdrejte. Nuk po hy në detaje”, tha ajo në Klan Kosova pas insistimit të gazetarit që të jap përgjigjie nëse përpjekjet ishin deri ditën e djeshme.