Insajderi
Botë

Stamboll: Aksidentohet katër autobusë, afër 100 të lënduar

Insajderi
10 September 2022 - 09:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Stamboll: Aksidentohet katër autobusë, afër 100 të lënduar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident i rëndë ku janë përfshirë katër autobusë ka shkaktuar 99 të plagosur në Stamboll, Turqi. Aksidenti i pazakontë u regjistrua në një autostradë, sipas Anadolu Agency.

Fillimisht dy autobusë janë përplasur kokë më kokë dhe dy të tjerë, në vijim, janë përplasur me ta.

Menjëherë pas aksidentit në vendngjarje kanë shkuar ambulancat dhe forcat zjarrfikëse e policie. Të plagosurit u dërguan në spitale shtetërore dhe private për t’u ofruar ndihmën e parë, tha prefekti i Stambollit Ali Gerlikaya.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të urës që lidh anën evropiane dhe aziatike të Stambollit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark