Loja e basketbollit që nxiti urrejtje në Mitrovicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Loja e basketbollit që nxiti urrejtje në Mitrovicë

    Insajderi
    01 April 2016 - 10:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasditen e së mërkurës, nëntë të rinj shqiptar kishin vendosur të luajnë basketboll por kjo lojë ishte penguar nga disa të rinj të tjerë serb, të cilët kanë tentuar t’i rrahin me shufër metalike.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Serdar Janka Vuktoica” në Mitrovicën e Veriut rreth orës 15:45.

    Policia e ka futur ngjarjen në kategorinë e incidenteve kriminale duke e cilësuar atë si nxitje të urrejtjes nacionale, fetare, racore dhe jo tolerancës.

    Bazuar në raportin e policisë, deri sa nëntë meshkuj shqiptar, të mitur ishin duke luajtur basketboll, në një poligon kishte ndaluar një veturë “Fiat-Punto” pa targa në të cilin gjendeshin pesë të dyshuar të panjohur meshkuj serb.

    Nga vetura raportohet të ketë dalë njëri prej tyre me një shufër në dorë, por menjëherë kanë intervenuar familjarët e viktimave duke i marrë shufrën të dyshuarit dhe duke e detyruar të largohet.

    “Viktimat kanë vazhduar lojën  në një lokacion tjetër por vetura me persona të dyshuar përsëri ishte kthyer dhe nga vetura ka dalë një i dyshuar dhe ka shtënë katër herë me armë zjarri dhe kanë ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

    Sipas Policisë, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitet policore në vendin ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja dhe janë duke hetuar rastin.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

    “Sot me 01.04.2016 janë shoqëruar për intervistim tre te mitur K/Serb, te cilët pas intervistimit janë liruar, përderisa personi i katërt i mitur K/Serb është identifikuar ne cilësi të personit të dyshuar dhe  është shoqëruar në polici”, thuhet në raportin e Policisë.

    Të gjitha veprimet e mëtutjeshme lidhur me rasti, sipas policisë do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark