Insajderi
Insajderi

Dimal Basha bën deklaratë skandaloze – Tregon si e mori 2-sh në Biologji pa meritë “Ma ka ndreq kujdestari”

Insajderi
13 September 2022 - 11:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dimal Basha bën deklaratë skandaloze – Tregon si e mori 2-sh në Biologji pa meritë “Ma ka ndreq kujdestari”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Thellohet skandali i deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha dhe 1-shit të tij në Biologji. Pasi iu bënë publike notat e dobëta të vitit të tretë në shkollën e mesme, Basha ka treguar se pse iu është mbyllur 1-sh në lëndën e Biologjisë.

Por, ai ka treguar se si e ka kaluar këtë lëndë pa shkuar në riprovim fare. Atij ia ka kaluar lëndën kujdestari i klasës për mos e ngelur.

“Nuk kam ngelu. Nuk e kam përsërit vitin. E kam përsërit provimin e Biologjisë. Bile, unë s’kam shku hiç po kujdestari e ka ndreq pa shku hiq sepse kam pas një fjalosje me profesorin e Biologjisë”, deklaroi Basha në Kanal10, përcjell Gazeta Insajderi.

Tutje, ai tregon se pse profesori i Biologjisë ia la 1-sh.

“Ai ma ka lan 1-sh sepse unë kam qeshur edhe unë me atë inat nuk kam mësu atë lëndë”.

Basha tregon se s’ka mësu asgjë në shkollën e mesme, duke thënë se diturinë e tij e ka marrë në Amerikë.

“Unë po pranoj që s’kemi msu asgjë në shkollë të mesme. Asnjë send. Ne kemi shku aty me fletore I kemi mbahjtë ka 2-3 orë”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark