Tash e sa ditë, emri i deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha u lakua mjaft shumë. Kjo pas publikimit të notave që i njëjti kishte në kohën kur ishte nxënës. Gafurr Abdullahu i cili tha se e njeh Bashën dhe e kishte shok klase, ka reaguar përsëri sot.
Abdullahu përmes një postimi në facebook ka thënë se nuk e ka besuar se do të ofendohet nga Basha aq shumë publikisht.
Ai tha se arsyeja pse nuk ka mundur të përfundoj fakultetin ka qenë shkak i kushteve të rënda ekonomike dhe faktit që i njëjti u rrit nga njëri prind.
“Unë Dimal, nuk kam mundur të përfundoj fakultetin juridik në saje të kushteve, nuk kam mundur të përfundoj studimet sepse jam rritur pa njerin prind, ndërsa nga mosha e hershme më ka rënë barra e organizimit familjarë”, ka shkruar ai.
Abdullahu ndër të tjera tregoi se punon si roje dhe po me atë pagë mbanë familjen. Duke përmednur gjithashtu se fëmijët e tij rriten në Kosovë ndryshe nga fëmijët e deputetit me shkollim në Perëndim.
“Po, unë jam detyruar të punoj edhe “roje”, por me këtë pagë të “rojes” unë mbaj familjen. Dinjëtetshëm mbaj fëmijët në Kosovë, përderisa fëmijët tuaj rriten në perëndim. Unë nuk të kam ofenduar aspak. Atë që unë e thash, ti tashmë e kishe thënë në një postim të vitit 2019, ku konfirmon se të dijsh alfabetin nuk është e nevojshme, këtë e ke thënë edhe si nxënës”, thuhet në postimin e tij në facebook.
Arsyeja që sipas tij deputeti e ka harruar se e kishte mik klase atë është fakti se ai punon roje tanimë.
“Ti sigurisht më ke “harruar” sepse jam vetëm një “roje”, ndërsa unë të mbaj mend sepse ti je “deputet”. Qëllimi im nuk ishte të sulmoj publikisht, por kur ti more guximin të quash mësimdhënësit “analfabet”, kjo ishte e tepërt. Kur ti je kuadro deficitar, nuk e kuptoj si more këtë guxim. Në gjithë botën ka kolegje, ku mjafton të kesh para sepse diplomen e ke në xhep. Ti u ngrite duke shpifur, ndërsa shumë shpejtë do të bjen maska”, ka shkruar për fund Abdullahu.
Kujtojmë se Abdullahu kishte reaguar menjëherë pas publikimit të notave të dobëta që deputeti i LVV-së kishte gjatë vitit të tretë në shkollën e mesme.
Ai kishte thënë se deri vonë Basha ka menduar se alfabeti i gjuhës shqipe i ka 27 shkronja dhe jo 36 sa ka në të vërtetë.
Postimi i plotë: