
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u takua sot për dy orë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Top Channel mëson se në drekën e punës përveç dy kryeministrave ishte edhe zëvendës kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, njeriu që udhëheq negociatat mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Në takimin prej 120 minuta me vetëm tre protagonistë, kryeministrat Rama e Kurti bashkë me Bislimin, mësohet se është folur për dy çështje:
Dialogun Prishtinë-Beograd dhe sulmet kibernetike në Shqipëri dhe së fundmi edhe në Kosovë.
Duke dalë nga Vila 31, kryeministri Edi Rama e ka vijuar bisedën me zëvendës kryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi.
Zyrat e shtypit të dy kryeministrave për momentin nuk bënë asnjë koment për këtë drekë punë në Tiranë.
Për të fundit herë, dy kryeministrat janë takuar në mbledhjen e dy qeverive në Prishtinë, ku u nënshkruan disa marrëveshje.