
E përditshmja britanike, The Guardian ka publikuar një tekst nga Kosova me fokus papunësinë në shtetin më të ri në Evropë. Sipas këtij teksti, 18 vite pas përfundimit të luftës, jeta është e vështirë për shumë kosovarë, pasi ndihmat e organizatave ndërkombëtare kanë dështuar të zbusin papunësinë dhe varfërinë në Kosovë.
“ Në vitin 2012, auditorët e BE-së kanë gjetur se ndihma evropiane nuk ka qenë mjaftë efektivë në Kosovë. Korrupsioni politik dhe faktorët e tjerë ekonomikë kanë shtyrë shumë kosovar që të largohen nga vendi i tyre në kërkim të një jete më të mirë”, shkruan Guardian.
Sipas gazetës britanike, në përpjekje për të krijuar impakt të qëndrueshëm, OJQ-të dhe organizatat ndërkombëtare kanë filluar kërkimin në sektorin e ndërmarrësisë për të gjetur zgjidhje për një nga problemet më të mëdha në Kosovë: papunësinë.
The Guardian shkruan se tashmë programi i organizatave ndërkombëtare është fokusuar në ndihmën e grupeve të margjinalizuar në Kosovë. Përmendet programi i Këshillit Danez për Refugjatë që ka ngritur një program të quajtur “Treciklo” që janë inkuadruar shumë familje rome por pa sukses.
“Megjithatë ndërmarrësit në Kosovë përballen me sfida të mëdha. Shumë prej tyre janë regjistruar si OJQ”, shkruan The Guardian.
Citohet edhe UNDP të ketë thënë se në Kosovë ka pasur një “boom” të organizatave ndërkombëtare por asnjëera prej tyre nuk ka arritur objektivat.
Si e suksesshme përmendet ndërmarrësia “Gratë për Gratë” që ka bërë bashkë femrat në zoat rurale duke i futur ato në sferën e biznesit.
Megjithatë sipas profesorit të ndërmarrësisë në Shkollën e Biznesit në Oxfodrd, Alex Nicholls, ndërmarrësitë duhet të shihen si një zgjidhje e përkohshme, dhe se ndërmarrësitë nuk duhet të jenë përgjegjësi e Qeverisë.
“Shërbimet themelore për qytetarë duhet të jenë përgjegjësi e Qeverisë”, thotë Nicholls.
The Guardian shkruan se në Kosovë ka pak shpresë që papunësia të ulet duke pasur parasysh mungesën e një platforme ekonomike për t’u bërë shtet i fuqishëm ekonomikisht./Insajderi.com