Insajderi
Insajderi

Thirrjet për fillimin e mësimit në Podujevë, kryetari i Sindikatës apelon për respektim të grevës

Insajderi
14 September 2022 - 19:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Thirrjet për fillimin e mësimit në Podujevë, kryetari i Sindikatës apelon për respektim të grevës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rezistenca e SBASHK-ut që të mos ndërprehet greva e nisur nga 24 gushti i këtij viti pa u plotësuar kushtet e tyre, duket se po i pengon kryetarëve të komunave që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje. Kryetari i Sindikatës komunale të Arsimit Fillor dhe Arsimit të Mesëm në Podujevë, Fadil Halimi, pohon se ka dëgjuar që grevistet janë duke u kërcënuar nga pushteti lokal.

“Janë fjalë që janë përfol në qytet se grevistët po kërcënohen, ashtu po flitet. Edhe e di që drejtorët bëjnë thirrje, janë tre shkolla të mesme të cilat kanë ftuar publikisht nxënësit për të filluar mësimin por edhe disa shkolla fillore”, tha Halimi për Insajderin.

Ai tha se u bënë apel puntorëve arsimor që pavarësisht presionit të pushtetit e thirrjeve nga drejtorët e shkollave, greva të vazhdoj sikurse deri më sot.

“Pavarësisht thirrjeve të drejtorëve të shkollave, që mësimi të vazhdoj nesër, unë u apeloj mësimdhënësve që greva të vazhdoj, edhe nesër sikurse deri më tash”, tha për fund Halimi.

Kujtojmë se takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Këshillit Grevist të kryesuar nga kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ditën e djeshme përfundoi pa ndonjë marrëveshje./Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark