Shuhet “Mjeshtri i Madh” i violinës Hetem Qerimaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shuhet “Mjeshtri i Madh” i violinës Hetem Qerimaj

    Insajderi
    14 September 2022 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është ndarë nga jeta mjeshtri i violinës, Hetem Qerimaj. Lajmin e ka konfirmuar i biri i tij, Fatosi, i cili në rrjetet sociale shkruan: “Të nderuar miq, me dhimbje ju njoftoj ndarjen nga kjo jetë, të babit tim të dashur Hetem Qerimaj. Zoti e pranoftë në parajsë”. Ai u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare.

    Tre vjet më parë, në një intervistë në media, Hetem Qerimaj do të shprehej se me violinën interpretonte prej 4 dekadash.

    Me rastin e 85-vjetorit të Hetem Qerimajt, u mbajt dhe koncerti me titullin “Harku i Triumfit të Qerimajve” i cili solli përvojën e gjatë të patriarkut të familjes, pasuar deri te muzikanti më i ri i saj.

    Kompozitori dhe klarinetisti Fatos Qerimaj, i biri i violinistit Hetem Qerimaj do të shprehej se ky koncert nuk ishte vetëm festimi i një ditëlindjeje, por edhe promovimi i artistëve të një familjeje të madhe muzikantësh.

    “Tanimë, familja Qerimaj numëron 9 artistë shumë të mirë, që janë në një aktivitet gjatë gjithë kohës. Janë tre breza që e kanë trashëguar instrumentin e violinës”, ka deklaruar ai më 2019. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark