Insajderi
Insajderi

Pushteti Krejt dhe Drejt ia avancon burrin ish-deputetes që aderoi në Vetëvendosje

Insajderi
15 September 2022 - 20:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pushteti Krejt dhe Drejt ia avancon burrin ish-deputetes që aderoi në Vetëvendosje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një muaj më parë, ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Limani-Hajnuni, aderoi në degën e Lëvizjen Vetëvendosje, në Lipjan.

Lajmin e bëri të ditur deputeti i Adnan Rrustemi, i cili drejton VV-në e Lipjanit.

“Vlora, ish deputete e LDK-së, ish Kryesuese e Kuvendit Komunal të Lipjanit dhe drejtoreshë e Shëndetësisë, nga sot i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE”, shkruante Rrustemi më 7 gusht, transmeton Gazeta Insajderi.

“Bashkë me disa nga asamblistët e aktivistët e Lëvizjes, i uruam mirseardhje Vlorës e gatishmëri të plotë për të punuar bashkërisht në fuqizimin e Vetëvendosjes e ofrimit të alternativës për Lipjanin”, tha tutje ai, shkruan Gazeta Insajderi.

Aderimi i Limani-Hajnuni ndodhi në në valën e dorëheqjeve të Vetëvendosjes, sidomos në pikën e Lipjanit.

Por, duket se transferi i gushtit i kushtoi Lëvizjes Vetëvendosje me ngitjen në pozitë të Muharrem Hajnunit, bashkëshortit të Limani-Hajnunit, anëtares më të re të VV-së në Lipjan.

Hajnuni është njëri nga zyrtarët korrektues që është graduar në Qendrën e Paraburgimit për femra në Lipjan, shkruan Sinjali.

Ky gradim është mundësuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, institucion ky që është nën menaxhimin e ministrisë së Drejtësisë, të udhëhequr nga Albulena Haxhiu.

Kjo e fundit ende nuk ka folur për rastin./Gazeta Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark