Insajderi
Lajme

Arrestohen dy burra njëri në Gjakovë e tjetri në Rahovec, dyshohet se sulmuan fizikisht gratë e tyre

Insajderi
17 September 2022 - 09:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen dy burra njëri në Gjakovë e tjetri në Rahovec, dyshohet se sulmuan fizikisht gratë e tyre
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona janë arrestuar, njëri në Gjakovë dhe tjetri në Rahovec, pasi të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht bashkëshortet e tyre, shkruan Insajderi.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në Gjakovë më 16.09.2022 është arrestuar një preson i dyshuar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij për disa javë.

 Ndërsa, më 16.09.2022 , në Rahovec është arrestuar i dyshuari, i cili ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Pas intervistimit, për të dyshuarin nga Gjakova me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa për  të dyshuarin nga Rahoveci, rasti shkon në procedurë të rregullt


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark