Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë do të marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë do të marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth

    Insajderi
    17 September 2022 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti Bajram Begaj dhe Zonja e Parë Armanda Begaj janë nisur drejt Londrës, ku do të marrin pjesë ë Funeralin Shtetëror për Mbretëreshën Elizabeth II.

    Begaj merr pjesë në funeral me ftesë të Mbretit Charles III dhe së bashku me Zonjën e Parë do të jenë gjithashtu të ftuar në pritjen mbretërore dhe në pritjen e organizuar nga Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar.

    Njotimi i presidences:

    Me ftesë të Mbretit Charles III, të Mbretërisë së Bashkuar dhe Commonwealth-it, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, niset sot drejt Londrës për të marrë pjesë në Funeralin Shtetëror për Mbretëreshën Elizabeth II.

    I shoqëruar nga Zonja e Parë, Armanda Begaj, Presidenti do të jetë pjesë e ceremonialit të homazheve, për nder të Mbretëreshës Elizabeth II.

    Gjithashtu, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë e Republikës së Shqipërisë, do të jenë të ftuar në pritjen mbretërore, në të cilën krerët e shteteve nga e gjithë bota do të mirëpriten nga Mbreti Charles III, në Pallatin Buckingham.

    Në kuadër të programit ceremonial, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, do të marrin pjesë dhe në pritjen e organizuar nga Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar.

    Në ceremonitë e organizuara me këtë rast, do të marrin pjesë autoritetet më të larta shtetërore të vendeve të ndryshme të botës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark