Insajderi
Botë

Diskutime në Turqi për ndalimin e fat-thënies dhe mjediseve ku shihet filxhani

Insajderi
18 September 2022 - 09:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Diskutime në Turqi për ndalimin e fat-thënies dhe mjediseve ku shihet filxhani
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazeta turke “Hurriyet” ka hapur një diskutim së fundmi duke sjellë pretendimet e një avokati, Tayfun Üzülmez, sipas të cilit lokalet ku shihet fati, përmes letrave apo kafesë, bien në kundështim me ligjin.

Sipas tij, mjediset në fjalë bien nën sanksionet e nenit 667 të ligjit turk, që ndalon adoptimin lozhat e dervishëve dhe vendosjen e emrave mistikë dhe përfshin edhe “dënimin e njerëzve që praktikojnë fat-thënien dhe magjinë me të paktën tre muaj burg”.

Gazeta raporton se mjedise të tilla janë shtuar shumë në Stamboll sidomos, në distriktet Bakırköy dhe Beyoğlu me një tarifë prej 6-17 dollarë.

Sugjerimi i avokatit kundërshtohet nga pronarët e mjediseve të tilla që e quajën fat-thënien një terapi të lirë, ndonëse ka klientë që shprehen se ato që shohin filxhanin thonë përherë të njëjtat gjëra.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark