×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Ky është personi që dyshohej për atentatin ndaj Lulzim Bashës

    Insajderi
    19 September 2022 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Arben Ymeri i njohur me nofkën “Japani” është njëri prej tre të dyshuarve që akuzohej për përgatitjen e një atentati në vitin 2017 ndaj ish-kryetari të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. Ai ka lindur në Prishtinë më 27 gusht të vitit 1981, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Japani” njihet edhe si praktikant radikal i fesë islame si dhe si ish-luftëtar xhihadist në Siri. Njihet si një person me rrezikshmëri të lartë, bazuar në të dhënat e Policisë shqiptare.

    Por çka thuhej saktësisht në raportin e Policisë shqiptare për Alban Ymerin?

    Gjatë ditës së djeshme hakerët kanë publikuar emailet që në të kaluarën shkëmbente ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano me vartësit e tij kur ishte në krye të anti-tetorrit.

    Aty flitet qartë se Lulzim Bashës po i rrezikohej jeta nga një atentat i mundshëm nga Alban Ymeri, Afrim Morina nga Gostivari dhe F.G kosovar.

    Madje ndaj Bashës u shtua edhe numri i efektive që merreshin me ruajtjen fizike në atëkohë të kreut të opozitës.

    Emri i Alban Ymeri përmendet disa herë në këtë raport të policisë. Në fund të vitit 2019 ai ishte pyetur për shkaqet e udhëtimit drejt Shqipërisë. Gjatë kontrollit të telefonit atij i zbulohen 29 numra telefoni.

    Siç bëhet me dije në këtë raporto, në 2019 Ymeri ka komunikuar me një numër telefoni në Monako, dhe me numra të tjerë të familjes që tregojnë se ai ishte i interesuar për të udhëtuar në Angli. Gjatë këtij viti ai vjen në Shqipëri dhe konkretisht në Durrës dhe përmes Viber komunikon në serbisht e anglisht për të garantuar largimin drejt Britanisë së Madhe.

    Nga këqyrjet evidentohen edhe përgjime të tjera në Gmail dhe Facebook nga të cilat prokuroria thotë se nuk siguroi të dhëna konkrete.

    Ky shtetas sipas organeve të drejtësisë në Shqipëri, diskuton për probleme personale përmend akuza.

    Hetuesit theksojnë se nuk janë gjetur lidhje të këtyre personave me të tjerë që të krijojnë bindjen për kryerjen e veprave të dyshuara dhe nuk janë konstatuar veprime që të vënë në rrezik jetën e kryetarit të opozitës.

    Ky vendim i pushimit të hetimeve ju njoftua në mes të javës edhe Antiterrorit, ndërkohë që gjykata do të vendosë vulën nëse duhet apo jo të pushohet hetimi.

    “Japani” u arrestua edhe në vitin 2016 në Kosovë

    Përveç këtij rasti, Ymeri ishte arrestuar edhe në Kosovë në vitin 2016. Ai, fillimisht dyshohej që së bashku me Alban Kelmendin nga Ferizaj e Kujtim Kurtin nga Gjakove dhe Kushtrim Ramën nga Rashkoci i Gjakovës tentuan një sulm terrorist ndaj Manastirit të Deçanit.

    Siç raportohej, Ymeri së bashku me tre të dyshuarit e tjerë ishin parë me uniforma e të armatosur.

    Vetëm më pas me 6 shkurt të 2016-ës, Gjykata Themelore në Pejë u kishte caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaj.

    “Katër të paraburgosurit janë të dyshuar vetëm për armëmbajtje pa leje, pasi organet e hetuesisë ende nuk kanë gjetur prova nëse këta persona kishin pasur qëllim terrorist në Manastirin e Deçanit”, thuhej në njoftimin zyrtar të gjykatës.

    Po në atë vit shtëpia e Alban Ymerit ishte bastisur nga Policia e Kosovës derisa i ishte gjetur një armë. Për rastin ishte deklaruar edhe babai i tij, Sylë Ymeri. Ai kishte pohuar se djali i tij kishte ndryshuar sjelljet teksa shtone se Arbeni sipas tij shoqërohej me persona të pa njohur.

    Madje Sylë Imeri i kishte bërë thirrje Bashkësisë Islame të Kosovës të ndërmerrte diçka ndaj personave të cilët po arrinin t’i indoktrinojnë të rinjtë në një islam ndryshe nga ai tradicional.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark