×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dyshimet për atentat ndaj Kurtit – Zyra e kryeministrit deklarohet për Insajderin

    Insajderi
    19 September 2022 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyra e Kryeministrit Albin Kurti në një përgjigje për Gazetën Insajderi, ka konfirmuar se Kurti ka qenë në dijeni për planifikimet për atentat ndaj tij.

    Lidhur me dyshimet se ekzistonte një plan për atentat ndaj kryeministrit Kurti, kryeministria thotë se janë njoftuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

    “Përgjigje në pyetjet tuaja rreth raportimit në media për një plan për atentat ndaj Kryeministrit Kurti në vitin 2021:Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi”, thuhet në këtë përgjigje për Insajderin.

    Në pyetjen e Gazetës Insajderi, se pse nuk është njoftuar opinioni publik për këto plane, ZKM thanë se nuk kanë dashur të përhapet panik në publik.

     “Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”, thuhet në përgjigje.

    Televizioni A2Cnn, në Shqipëri ka publikuar sot një artikull përmes së cilit njofton se në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar se ekziston një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark