Insajderi
Insajderi

Jasharaj: Nuk ka më takime pa media, kryeministri po ironizon me ne

Insajderi
20 September 2022 - 20:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Jasharaj: Nuk ka më takime pa media, kryeministri po ironizon me ne
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj në një prononcim për Insajderin ka thënë se nuk do të zhvillohet asnjë takim pa praninë e mediave.

Sipas tij, në momentet kur mediat nuk janë prezente e vërteta po shtrembërohet dhe nuk dihet kush është treguar i sinqertë.

Ai tha se për fjalën “vëlla” kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ironizoi, bullizoi e përdori satirë.

“Unë i kam thëne avokatit, aj ka insistuar që të mos njoftohen mediat dhe unë i kam thëne që nëse do ketë takime duhet të jenë edhe mediat aty ngase edhe mediat e panë që kryeministri filloi të ironizoi, të bullizoj e te përdor satirën për fjalën qe e thash unë “vella”. Pra tash e tutje takimet do te jen veç me prezencën e mediave, sepse vetëm kështu e kuptojnë kush po angazhohet sinqerisht”, tha Jasharaj për Insajderin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark