Insajderi
Lajme

Emërimi i Ardita Sinanit koordinatore për Luginën, vjen reagimi i Lëvizjes Vatra

Insajderi
20 September 2022 - 22:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Emërimi i Ardita Sinanit koordinatore për Luginën, vjen reagimi i Lëvizjes Vatra
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Albin Kurti, të hënën ka emëruar Ardita Sinanin, këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar Lëvizja Vatra.

Nëpërmjet një postimi në facebook, ata thonë se Sinani mund të jetë e mirë për Liburnin por jo edhe për Luginën.

Të njëjtit këtë vendim e shohin si të papranueshëm për banorët e komunave si Presheva, Bujanoci e Medvegja, pasi sipas tyre ajo është e ngjyrosur politikisht.

“Emërimi i Ardita Sinanit në pozitën e koordinatores për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegë, është i papranueshëm për banorët e këtyre komunave, sepse ajo është e ngjyrosur politikisht, ajo është kryetare e PVD- së. Ajo është madje një nga përçarëset më të mëdha të skenës politike në Luginë. Ajo është edhe një nga personat më të pavotuar atje”, thuhet në postimin e Lëvizjes në facebook.

Në postim thuhet se emërimi i saj në këtë pozitë do ta largojë spektrin politik të Luginës nga Qeveria e Kosovës dhe madje do e dobësoj faktorin politik në Luginë.

Gjithashtu thuhet se ky emërim do të sjellë përçarje.

“Emërimi i saj nga ana e Kurtit, në krye të zyrës për Luginë, do ta largojë edhe më shumë spektrin politik të Luginës nga qeveria e Kosovës. Kjo do ta dobësoj edhe më shumë faktorin politik shqiptar në Luginë. Një emërim i tillë aspak i pamenduar do të sjellë përçarje edhe më të madhe ndërshqiptare, si në Luginë ashtu edhe në Kosovë”, thuhet në postim

Postimi i plotë:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark