Insajderi
Lajme

Drejtoria e Arsimit me marrëveshje të re me Universitetin e Prishtinës

Insajderi
23 September 2022 - 18:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Drejtoria e Arsimit me marrëveshje të re me Universitetin e Prishtinës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, në vizionin dhe përkushtimin për të krijuar politika të mirëfillta për siguri në shkolla, sot ka nënshkruar marrëveshje me Universitetin e Prishtinës, respektivisht, Departamentin e Psikologjisë dhe Institutin e Psikologjisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë drejtoresha e Arsimit, Musmurati përmes një postimi në facebook.

“Nuk mund të paramendojmë politika të mirëfillta për siguri në shkolla pa bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës. Nga sot, pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit, Departamenti i Psikologjisë dhe Instituti i Psikologjisë do të ofrojnë shërbime të ndryshme në fushën e arsimit në shkollat e Prishtinës”, ka shkruar Musmurati.

Me marrëveshjen e re, ajo ka thënë se shkollat e Prishtinës do të jenë më miqësore e më të sigurta.

“Diskutime me energji pozitive dhe rekomandime me vlerë për bashkëpunimin që na pret me Prof. Asoc. Dr. Dashamir Bërxulli, Dekan i Fakultetit Filozofik, Prof. Asoc. Dr. Kaltrina Kelmendi, Shefe e Departamentit të Psikologjisë dhe Prof. Dr. Aliriza Arënliu, Drejtor i Institutit të Psikologjisë. Shkollat e Prishtinës do të jenë më miqësore e më të sigurta”, ka përfunduar ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark