Prishtina dhe Brukseli e cilësojnë MSA-në si etapë të re për vendin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina dhe Brukseli e cilësojnë MSA-në si etapë të re për vendin

    Insajderi
    01 April 2016 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hyra në fuqi e Marrëveshjes për Stabilizim-Asocimit në mes të Kosovës dhe BE-së, për autoritetet në Prishtinë dhe Bruksel shënon një hap të rëndësishëm në atë që e kanë quajtur etapë të re për vendin.

    Veprimi i parë me të cilin ka filluar zbatimi i kësaj marrëveshje ka ndodhur në mëngjes kur Doganat e Kosovës kanë filluar zhdoganimin me standardet e kësaj marrëveshje.

    Aty ka qenë kryeministri i vendit, Isa Mustafa, sipas të cilit ky hap është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës.

    Edhe për presidentin e zgjedhur, Hashim Thaçi, dita e 1 prillit, shënon hapin e parë historik në rrugën e anëtarësimit tonë në familjen evropiane.

    “Shumë gjenerata e kanë pritur këtë ditë, që edhe zyrtarisht të bëhemi pjesë e tregut të përbashkët evropian. Uroj ekipin negociues, institucionet, bizneset dhe të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

    Sipas presidentit të Thaçit, Kosovën e pret një punë madhore në implementimin e MSA-së në çdo sferë të ekonomisë, të politikës dhe të drejtave të njeriut, për të mirën e përgjithshme të shoqërisë.

    E në një komunikatë për media të Komisionit Evropian, ku citohet përfaqësuesja e lartë, Federica Mogherini, thuhet se kjo marrëveshje do të mbështesë implementimin e reformave dhe do t’i japë Kosovës mundësi për të lëvizur më afër Evropës.

    “Kjo marrëveshje hapi një fazë të re në marrëdhëniet BE-Kosovë dhe paraqet një kontribut të rëndësishëm për paqe, stabilitet dhe prosperitet në Kosovë dhe në rajon në përgjithësi. Unë pres zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha përfaqësuesja e lartë Mogherini.

    MSA-ja fokusohet në respektimin e parimeve demokratike kryesore dhe elementeve kryesore që janë thelbi i tregut të vetëm të BE-së. MSA-ja do të krijojë një zonë që mundëson tregti të lirë dhe zbatim të standardeve evropiane në fusha të tjera, të tilla si konkurrenca, ndihma e shtetit dhe prona intelektuale. Dispozitat e tjera mbulojnë dialogun politik, bashkëpunimin në një numër të madh sektorësh, duke filluar nga arsimi dhe punësimi deri te energjia, mjedisi, drejtësia dhe punët e brendshme.

    MSA-ja është nënshkruar më 27 tetor 2015 nga Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë/Nën-Kryetarja e Komision it Evropian, dhe Johannes Hahn, Komisioneri për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, për Bashkimin Evropian, derisa për Kosovën MSA-ja është nënshkruar nga Kryeministri, Isa Mustafa, dhe Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.

    MSA-ja është negociuar në periudhën tetor 2013 dhe maj 2014, është nënshkruar më 22 tetor 2015 dhe zyrtarisht marrëveshja është arritur më 12 shkurt 2016./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark