Insajderi
Insajderi

U nda nga kolegët dhe u ul kah opozita, Eman Rrahmani i VV-së tregon arsyen

Insajderi
29 September 2022 - 17:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U nda nga kolegët dhe u ul kah opozita, Eman Rrahmani i VV-së tregon arsyen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, në një përgjigje për Gazetën Insajderi, ka treguar se pse ai dhe kolegu i tij partiak, Gramos Agusholli, u panë të ulur në krahun e ulëseve të kuvendit që i takon subjekteve opozitare.

Rrahmani, i cili së fundmi ka shprehur disa pakënaqësi për qasjen e disa deputetëve dhe Qeverisë karshi grevës në arsim, tha se ulja në krahun tjetër të kuvendit nuk ka të bëj me zhvillimet e fundit në raport me Qeverinë, përkatësisht partinë e tij.  

Ai shtoi se ato janë vende të lira dhe nuk janë ulëse të opozitës.

“Andej nuk ulem vetëm unë, ato janë vende të lira, nuk janë të Opozitës. Kur jemi në bufe, kur ka votime më të shpejta hyjmë shpejt aty për mos me i pengu të tjerët, janë vende të lira – nja 10 që nuk është ulur askush. Nuk ka në lidhje me pakënaqësi” – tha Eman Rrahmani në një përgjigje për Insajderin.

Kujtomë se, ka kohë që përveç Rrahmanit e Agushollit edhe deputetë të tjerë të partisë në pushtet kanë treguar pakënaqësi karshi Qeverisë dhe subjektit përkatës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark