×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Eman Rrahmani e Gramos Agusholli ulen në anën e opozitës, çfarë ndodhi?

    Insajderi
    29 September 2022 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Eman Rrahmani dhe Gramos Agusholli janë dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët publikisht kanë shprehur pakënaqësi me zhvillimet në parti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

    Mirëpo të dy deputetët sot nuk janë ulur bashkë me kolegët e tyre.

    Rrahmani dhe Agusholli në seancën e sotme janë ulur pas Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

    Derisa deputeti Eman Rrahmani ditë më parë ka hedhur kritika ndaj zgjedhjeve të brendshme të VV-së dhe për dallim nga partia ai I ka përkrahur edhe kërkesat e mësimdhënësve të cilët janë në grevë.

    Ai tha se këto zgjedhje do duhej të organizoheshin më mirë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark