Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person që ia kishte marrë një gruaje një çantë me dokumente personale dhe 18 mijë euro, që ajo e kishte harruar në një taksi me të cilin kishte udhëtuar për në Fushë Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është një 25-vjeçar me inicialet A.R.
Pas kontrollit të vendbanimit të të dyshuarit, Policia ka gjetur në një depo të murosura 27 mijë euro.
“Pjesë e veprimeve policore ka qenë edhe kontrolli i vendbanimit të personit të dyshuar, ku në një depo të murosura janë gjetë dhe sekuestruar një shumë parashë (rreth 27000 euro).
Personi i dyshuar A.R. mashkull 25 vjeç, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që , konform procedurave palës së dëmtuar i është kthyer shuma e saj e parave”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Sot rreth orës 19:00, nga hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës, është arrestuar një person për veprën shpërdorim i pasurisë së huaj.
Rasti është raportuar me datën 21.09.2022, pasi që ankuesja ka vërejtur se i mungon një çantë (me dokumente personale dhe para të gatshme 18000 euro), të cilën dyshonte se e kishte harruarr në një taksi me të cilin kishte udhëtuar për në Fushë Kosovë.
Ka qenë puna e hetuesve policor ajo që ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar si dhe arrestimin e tij.
Pjesë e veprimeve policore ka qenë edhe kontrolli i vendbanimit të personit të dyshuar, ku në një depo të murosura janë gjetë dhe sekuestruar një shumë parashë (rreth 27000 euro).
Personi i dyshuar A.R. mashkull 25 vjeç, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që , konform procedurave palës së dëmtuar i është kthyer shuma e saj e parave.