×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ia vodhi çantën me 18 mijë euro një gruaje që e harroi në taksi, arrestohet 25 vjeçari

    Insajderi
    30 September 2022 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person që ia kishte marrë një gruaje një çantë me dokumente personale dhe 18 mijë euro, që ajo e kishte harruar në një taksi me të cilin kishte udhëtuar për në Fushë Kosovë.

    Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është një 25-vjeçar me inicialet A.R.

    Pas kontrollit të vendbanimit të të dyshuarit, Policia ka gjetur në një depo të murosura 27 mijë euro.

    “Pjesë e veprimeve policore ka qenë edhe kontrolli i vendbanimit të personit të dyshuar,  ku në një depo të murosura janë gjetë dhe sekuestruar një shumë parashë (rreth 27000 euro).

    Personi i dyshuar A.R. mashkull 25 vjeç, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që , konform procedurave palës së dëmtuar i është kthyer shuma e saj e parave”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Sot rreth orës 19:00,  nga hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës, është arrestuar një person për veprën shpërdorim i pasurisë së huaj.

    Rasti është raportuar me datën 21.09.2022,  pasi që ankuesja ka vërejtur se i mungon një çantë (me dokumente personale dhe para të gatshme 18000 euro), të cilën dyshonte se e kishte harruarr në një taksi me të cilin kishte udhëtuar për në Fushë Kosovë.

    Ka qenë puna e hetuesve policor ajo që ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar si dhe arrestimin e tij.

    Pjesë e veprimeve policore ka qenë edhe kontrolli i vendbanimit të personit të dyshuar,  ku në një depo të murosura janë gjetë dhe sekuestruar një shumë parashë (rreth 27000 euro).

    Personi i dyshuar A.R. mashkull 25 vjeç, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që , konform procedurave palës së dëmtuar i është kthyer shuma e saj e parave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark