Insajderi
Insajderi

Analisti i njohur për “Stay Strong Brother”, pret dorëheqjen e tretë në Qeverinë Kurti

Insajderi
07 October 2022 - 16:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Analisti i njohur për “Stay Strong Brother”, pret dorëheqjen e tretë në Qeverinë Kurti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Analisti i njohur pro-qeveritar, Gazmir Raci, pas dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifit thotë se pret dorëheqjen e tretë. Megjithëse, deri tani zyrtarisht vetëm Latifi “i ka ndarë” rrugët me Qeverinë.

Përmes një postimi në facebook, Raci thotë se dorëheqja e tretë pret që të jetë nga ana e ministres së tregtisë.

“E pres dorëheqjen e trete, ate te ministres se tregtise!”, ka shkruar Raci në facebook.

Nuk dihet nëse analisti di diçka për të cilën audienca kosovare nuk është informuar ende.

Në anën tjetër, në media sot u raportua se edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka dhënë dorëheqje, por, Gazeta Insajderi ka kontaktuar me asistenten administrative të saj e cila mohoi të ketë ndodhur diçka e tillë.

Kujtojmë se Raci dikur u bë i njohur për frazën e tij “Stay Strong Brother” të cilën e tha gjatë takimit midis liderëve të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, përkatësisht Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel më 18 gusht.

“Stay Strong Brother <3”, shkroi Raci atëkohë.

Postimi i plotë më 18 gusht


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark