×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gazetarofobia e Kurtit – Si iku i shashtisur nga pyetjet e gazetarëve, tri herë brenda një muaji   

    Insajderi
    07 October 2022 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministrit Albin Kurti i është krijuar një fobi e re – gazetarofobia. Shpëtimin disa here po e gjen duke i ikur, duke mos dëgjuar pyetjet e gazetarëve.

    Pyetjet e gazetarëve rreth skandaleve të qeverisë, mos pagesa e mësuesve e dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Rifat Latifi, e zënë ngushtë kryeministrin Albin Kurti.

    Aq sa duke mos guxuar të përballet me pyetjet e gazetarëve, humbi rrugën në korridoret e hotelit në përpjekje për dal sa më shpejt jashtë, për t`u iku gazetarëve pa përgjigje.

    Kurti gjeti shpëtimin te truprojat e tij, të cilët e kthyen në rrugën e duhur se ka mund të ikte më shpejt për tu evakuuar drejt e në xhip të zi.

    Tha vetëm se sot do të takohet me Rifat Latifin, por nga ai gazetarët nuk morën asnjë nga përgjigjet për pyetjet e tyre.

    E kjo, nuk është hera e parë që Kurti injoron e ikë nga gazetarët.

    Vetëm gjatë këtij muaji ai ka ikur nga gazetarët në të paktën tri raste të rëndësishme kur është sfiduar me pyetje për skandale të qeverisë së tij.

    Kurti me 13 shtator derisa po fliste në konferencën për media rreth grevës së mësimëdhënësve se “në ditët dhe javët në vazhdim do ta marrim vesh se çka është në pyetje”.

    “…Nuk është në pyetje arsimi, nuk janë në pyetje arsimtarët. Tha se do të konsultohem me anëtarësinë dhe doli para jush”, tha Kurti.

    Më pas ai tha se do të shkojë në një takim urgjent dhe doli nga salla i nervozuar, ndërsa tha se përgjigjeve të gazetarëve do t’iu përgjigjen minsitri Murati dhe ministrja Nagavci.

    Një ditë pas me 14 shtator, derisa doli për të folur në konferencë pas mbledhjes së qeverisë Albin Kurti, kur erdhi koha e pyetjeve insistoi se i duhet të largohet.

    Madje ai në mënyrë ironike ka thënë se po i duket një lloj organizimi i gazetarëve.

    “Për besë më duhet të shkoj, po e vërej një lloj organizimi por më duhet të shkoj”, ka thënë Kurti.

    “Faleminderit shumë e më vjen keq që duhet të shkoj me shpejtësi sepse nuk mund të qeveris në telefon prej kësaj foltoreje”, tha kryeministri.

    Kurti la  konferencën për media “me shpejtës”, aty ku po fliste bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pikërisht në kohën kur radha ju erdhi gazetarëve për pyetje pasi kishin pritur për rreth një orë. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark