E ulët - “Burri” nga Suhareka ofendon drejtoreshën vetëm pse ka punuar si farmaciste - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    E ulët – “Burri” nga Suhareka ofendon drejtoreshën vetëm pse ka punuar si farmaciste

    Insajderi
    08 October 2022 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lorika Gashi, drejtoresha për Kulturë në Suharekë, është sulmuar dje në zyrën e saj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një shkrimi në Facebook.

    “Dje jam sulmuar paturpësisht nga një “artist” i cili ka menduar se mund të më lëndoj duke më fyer e sulmuar, por e ka shumë gabim”, ka shkruar Gashi, transmeton Gazeta Insajderi.

    Sulmin ndaj saj e ka kryer aktori Brahim Basha, dhe sipas drejtoreshës “me të po merren organet e rendit dhe drejtësisë”.

    Bashës duket se i ka bërë përshtypje fakti se si një grua që ka punuar si farmaciste dhe ka shituar viagra, nuk mund të avancohet në detyrë.

    “Është e vërtetë dhe me mburrje e them se jam farmaciste, por nuk jam kufizuar asnjëherë në ambiciet e mia për të kontribuar për shoqërinë dhe vendin tim”, ka thënë tutje Gashi, shkruan Gazeta Insajderi.

    Dhe, pikërisht për këtë fakt ajo është sulmuar dje, siç konfirmon edhe vetë Basha në profilin e tij në Facebook.

    “Politikanë keq-bërës. Mos i ngatërroni detyrat me profesionet, qëllimet me sukseset! Qëllimet kryeni në vendet e izoluara”, ka shkruar Basha, transmeton Gazeta Insajderi.

    “Vendimi i MKRS-së (anti ligjor) për themelimin e Teatrit të Qytetit, u fsheh nga drejtoresha e kulturës K.K. Suharekë, zonja Lorika Gashi farmaciste. E kërkuam disa jave, kot”.

    Ndërkohës, sipas Gashit puna e saj është duke i penguar dikujt.

    “Puna e madhe dhe aktivitetet e shumta si pasojë e reformave të bëra duket që dikujt s’po i pëlqejnë. Suksesi dhe puna ime është duke i penguar. Me sulmuan për të më ndalur, por sulmi nuk kalon”.

    “Dje duke më sulmuar tentuan të më frikësojnë, të më ndalin, të më njollosin, por nuk do të arrijnë. Në syrin e llumave një grua sulmohet më lehtë sepse është grua, por gruaja e suksesshme është kockë e fortë për llumat. Asgjë nuk mund të më ndal që të vazhdoj të bëjë punë të mirë për qytetin dhe qytetarët”, thotë në fund ajo, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark