×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    ‘Turisti’ i kritikuar për dembeli shpotitë krerët e SHSKUK-së: S’kanë aftësi menaxheriale

    Insajderi
    08 October 2022 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rifat Latifi përmes një letre të gjatë ka treguar se çka gjeti për dhjetë muaj si ministër i Shëndetësisë, zbuloi sfidat, por edhe disa nga të arriturat. Doktori që erdhi nga Amerika, dha para dy ditësh dorëheqje, duke e konsideruar këtë vendimin më të vështirë në jetën e tij.

    Gazeta Insajderi

    Dy ditë pas dorëheqjes, tash ish-minsitri Latifi, tha se ky veprim erdhi si rezultat i një reflektimi në muajt e fundit.

    Që nga ardhja e tij në krye të Ministrisë së Shëndetësisë më 16 nëntor 2021, ai ka arritur të konstatojë 13 gjetje.

    Në pikën e dhjetë ai ka kritikuar krerët e SHSKUK-së, duke thënë se kanë “mungesë totale të aftësive menaxheriale e lidershipit të SHSKUK, që e pamundëson ta zhvillojnë këtë institucion”.

    Kjo kritikë erdhi nga ‘turisti’ Latifit, që poashtu u kritikua për dembeli, dhe për atë se më shumë ka udhëtuar gjatë kohës sa ka qenë ministër, sesa që ka qëndruar në zyrë.

    Gazeta Insajderi në gusht të këtij viti pasi raportuar ekskluzivisht për atë se sa i kushtuan buxhetit të shtetit udhëtimet e ministrit Rifat Latifi?

    Sipas ministirsë që ai drejtoi, Latifi në periudhën janar-korrik ka zhvilluar vizita në katër shtete.

    “Sa u përket shpenzimeve të udhëtimit të Ministrit Latifi, ju informojmë si në vijim:

    Gjatë periudhës Janar – Korrik 2022, Ministri Latifi ka realizuar vizita në SHBA, Turqi (mars), Norvegji (prill) dhe në Austri (korrik), ku vlera e shpenzuar për shërbimet e transportit ajror ka qenë: 1 mijë e 917 euro”.

    “Vizitën në SHBA, ministri Latifi e ka realizuar me mjete vetanake financiare”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Insajderin.

    Por ky institucion nuk treguar specifikisht sa ka shpenzuar ministri për akomodim dhe meditje në këto udhëtime.

    Gazeta Insajderi ka siguruar listën e shpenzimeve të ministrit Latifi nga Ministria e Shëndetësisë pas kërkesës për qasje në dokumentet publike. Aty tregohen vetëm për bileta avioni, reprezentacion dhe karburante.

    Gjatë kësaj periudhe në krye të MSH-së Latifi ka shpenzuar 1 mijë e 797 euro për reprezentacion. Më se shumti në muajin qershor 676 euro dhe në mars 406 euro mars, shkruan Insajderi.

    Kurse për karburante në total 1 mijë e 300 euro.

    Derisa, paraardhësi i Rifat Latifit, Arben Vitia gjatë mandatit të tij nuk ka realizuar asnjë vizitë jashtë vendit prandaj edhe shpenzimet për këtë kategori janë zero.

    Gazeta Insajderi ka siguruar listën e shpenzimeve të ish-ministrit Arben Vitia nga Ministria e Shëndetësisë pas kërkesës për qasje në dokumentet publike.

    Sipas kësaj del se Arben Vitia, sa ishte ministër ka shpenzuar në total shumën prej 4 mijë e 173 euro të taksapaguesve kosovarë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Vitia ka shpenzuar për reprezentacion sa ishte Ministër i Shëndetësisë. Për periudhën mars – shtator 2021 në total Vitia ka shpenzuar 2 mijë e 145 euro.

    Përveç shpenzimeve për reprezentacion, ish-ministri Arben Vitia, ka shpenzuar edhe për karburante e telefon.

    Për karburante ka shpenzuar 1 mijë e 749 euro në total, shkruan Gazeta Insajderi.

    Më së shumti karburante Vitia kishte hargjuar gjatë muajit maj dhe korrik, 339euro në maj dhe 318 euro në muajin korrik. Kurse më së paku në muajin tetor që ishte muaji i fundit në këtë post, 27 euro.

    Derisa për telefon mobil, Vitia ka shpenzuar në total 279 euro./Gazeta Insajderi/

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark