Insajderi
Botë

“Blerjet në Gjermani, nuk ia vlejnë më”, thonë zviceranët që bënin pazarin atje

Insajderi
08 October 2022 - 16:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Blerjet në Gjermani, nuk ia vlejnë më”, thonë zviceranët që bënin pazarin atje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Blerjet në Gjermani, “nuk ia vlejnë më”, sipas punëtorëve ndërkufitarë.

Zviceranët thonë se blerjet në Gjermani nuk janë më zakoni i tyre. “Nuk ia vlen më”, konfirmon Sandrine, një konsumatore e cila kohë më parë pazaret e shtëpisë i ka kryer atje, përcjell albinfo.ch

“Është bërë shumë e shtrenjtë, edhe kur ka promovime. Ndërsa ishte shumë favorizuese kur TVSH -ja ishte ulur, pas pak kohe është rritur me të vërtetë dhe nuk ja vlen më”.

Një banore franceze po ashtu tha se” “Zakonisht shkoja në Kehl për të bërë pazaret të shtunave. Tani konstatoj se çmimet janë rritur vërtet, prandaj nuk udhëtoj më në Gjermani, por në Strasburg”.

Produktet ushqimore janë më të përballueshme në Francë dhe Zvicër sesa në Gjermani dhe zgjedhja është shumë më e madhe, tregojnë statistikat e normave të çmimeve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark