Insajderi
Botë

Pse njerëzit nuk buzëqeshnin kurrë në fotot e vjetra?

Insajderi
11 October 2022 - 18:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pse njerëzit nuk buzëqeshnin kurrë në fotot e vjetra?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nëse keni parë ndonjëherë një foto të vjetër, mund të keni vënë re se askush nuk duket se është duke buzëqeshur. A keni menduar ndonjëherë pse ndodh kjo? Kohët ishin të vështira atëherë dhe nuk kishte shumë arsye për të buzëqeshur. Një përdorues i rrjeteve sociale shpjegon disa arsye në videon e tij.

Në fillim, njerëzit nuk i pëlqenin fotot sepse shumica kishin frikë prej tyre, siç thotë ai. Ishte një teknologji e re që njerëzit nuk e kuptonin. Gjithashtu standardet e bukurisë ishin të ndryshme në atë kohë. Për më tepër, dhe higjiena orale nuk ishte ajo që është sot.

Shumica e njerëzve në atë kohë kishin dhëmbë të prishur. Së fundi, një arsye tjetër e thjeshtë ishte se për një foto duhej shumë kohë, disa minuta. Kjo do të thotë se mbajtja e fytyrës në një pozicion të caktuar për aq kohë ishte jashtëzakonisht e lodhshme./albeu.com/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark