Insajderi
Botë

SHBA nis armatimin e sofistikuar në Ukrainë

Insajderi
11 October 2022 - 23:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
SHBA nis armatimin e sofistikuar në Ukrainë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shtetet e Bashkuara po përshpejtojnë dërgimin e sistemeve të sofistikuara të mbrojtjes ajrore NASAMS në Ukrainë, tha të martën zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, pas breshërisë së goditjeve me raketa nga Rusia në dy ditët e fundit.

Presidenti amerikan Joe Biden i premtoi Presidentit të Ukrainës Volodomyr Zelenskiy në një telefonatë të hënën se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin mbrojtjen ajrore të vendit të tij, ndërsa ukrainasit qëndronin në strehime për t’u mbrojtur nga sulmet në Kiev.

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar deri më tani dërgimin në Ukrainë të tetë sistemeve të avancuara kombëtare të raketave tokë-ajër (NASAMS). Dy pritet të dorëzohen së shpejti dhe gjashtë të tjera në një periudhë më të gjatë kohore.

“Mendojmë se dy të parët do t’i çojmë atje në të ardhmen shumë të afërt,” tha zoti Kirby gjatë një konference për gazetarët. “Natyrisht jemi të interesuar të përshpejtojmë dërgimin e sistemeve NASAMS në Ukrainë sa më shpejt që të mundemi.”

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar më shumë se 16.8 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë që kur Rusia filloi agresionin ndaj Ukrainës më 24 shkurt dhe kanë vendosur një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Moskës për veprimet e saj në Ukrainë. /VOA/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark