Insajderi
Lajme

Mustafa: Do ta zgjerojmë Parkun e Biznesit në Drenas

Insajderi
01 April 2016 - 19:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë të premten se Parku i Biznesit në Drenas do të zgjerohet edhe për 70 hektarë të tjerë “në mënyrë që bizneset e shumta të interesuara të kenë hapësirë në këtë zonë.”

Mustafa ka thënë se ekonomia e Kosovës është duke u modernizuar dhe se po shtohen investimet në sektorin e prodhimit.

Ai këto komente i ka bërë në llogarinë e tij në Facebook, duke pashkruar vizitën që sot u ka bërë disa kompanive vendore.

“[Kompanitë] që i kemi vizituar këtë javë dhe javëve të kaluara, japin shpresë se Kosova do të ketë kapacitet që të shfrytëzojë maksimalisht mundësitë që ofron MSA-ja dhe tregu evropian”, ka thënë Mustafa.

“Ekonomia e Kosovës është duke u modernizuar dhe duke intensifikuar investimet në sektorin e prodhimit. Teknologjia që përdorin këto kompani, është e fjalës së fundit dhe pa dyshim se më modernja në rajonin tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

“Mbetet inkurajuese për mua kur dëgjoj drejtuesit e këtyre bizneseve se sa është lehtësuar investimi i tyre me politikat e reja ekonomike. Do të vazhdojmë me intensitet të shtuar të përkrahim ekonominë, si çështja më e rëndësishme për vendin tonë”, ka thënë Mustafa.

Ai sot po ashtu ka thënë se Kosova po hynë në një fazë të re pas nënshkrimit të MSA-së, meqë prodhuesit kosovar do të kenë mundësi të shesin produktet e tyre në tregun e Bashkimit Evropian./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark