A është ky përdoruesi më i moshuar i Tik Tok’ut?- 78 vjeçari Sali Berisha hap llogarinë në platformën e adoleshentëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    A është ky përdoruesi më i moshuar i Tik Tok’ut?- 78 vjeçari Sali Berisha hap llogarinë në platformën e adoleshentëve

    Insajderi
    13 October 2022 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hapur kanal zyrtar në “TikTok”.

    Në videon e tij të parë, ish-kryeministri theksoi se është entuziast “që sot filloj me ju një dialog nëpërmjet këtij kanali me një përparim të shpejtë”.

    “Një përshëndetje të përzemërt nga kanali im zyrtar në Tik Tok. Jam entuziast që sot filloj me ju një dialog nëpërmjet këtij kanali me një përparim të shpejtë. Ka qenë një pasion dhe mbetet gjithnjë, teknologjia”, ka thënë Berisha.

    “Sot të rinjtë shqiptarë shkëlqejnë në portën e Apple dhe kompanive të tjera të mëdha të HighTech. Ndërsa këtu, ai tjetri thotë se punë ka, por profesionista nuk ka. E vërteta është tjetër. Këtu profesionistë ka, por lidership nuk ka. Ndaj dhe Partia Demokratike përcaktoi objektiv kryesor të programit të saj, vendosjen pikërisht të këtyre sektorëve si promotorë, apo në zemër të ekonomisë shqiptare”, ka shtuar Berisha.

    Ai thotë se të rinjtë me menjen dhe energjitë mund ta shndërrojnë Shqipërinë në një Silicon Valley të Europës dekadën që vjen.

    “Me besimin më të madh se ju, të rinjtë e vendit, do ta çoni përpara këtë revolucion. Me mendjen dhe energjitë tuaja mund ta shndërroni Shqipërinë në një Silicon Valley të Europës dekadën që vjen. Për realizimin e kësaj ne kemi një sfidë dhe kjo sfidë është largimi i kësaj qeverie, e cila në vend që të krijojë të gjitha kushtet për ju, preferon t’ju përzërë nga vendi juaj. Ushqen popullatën me një propagandë që ju kurrë nuk e besoni. Ndaj dhe ju ftoj, le të bashkohemi me forcat tona për të shpëtuar Shqipërinë nga ky rrezik i madh dhe për të krijuar për ju, këtu në Shqipëri, të gjitha mundësitë që ju të ndryshoni kombin dhe vendin tuaj”, thotë Berisha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark