Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Branimir Stojanoviq, ka vendosur që të jetë pjesë e delegacionit në kuadër të vizitës së planifikuar të kryeministrit Serb, Aleksandar Vuçiq në Kosovë.
“Me siguri se kjo vizitë është shumë e rëndësishme dhe të gjithë serbët do të jenë pranë kryeministrit Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës së tij në Kosovë. Unë normalisht që do të jem pranë kryeministrit Vuçiq, ndonëse ende nuk e di saktë agjendën”, i ka ghënë portali lajmi.net Stojanoviq
Ai nuk ka deklaruar nëse do të jetë gjatë gjithë kohës me kryeministrin serb.
Ndërkohë, kur kanë mbetur më pak se dy ditë nga e diela, ditë kjo në të cilën autoritetet serbe kanë caktuar vizitën e Vuçiqit në Kosovë, Prishtina zyrtare vazhdon të mos ketë ndonjë qëndrim zyrtar lidhur me këtë vizitë. /insajderi.com