Insajderi
Lajme

Humbjet doganore nga MSA-ja, kompensohen nga BE-ja

Insajderi
02 April 2016 - 08:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit shihet si mundësi e mirë për Kosovën në kryerjen e reformave dhe krijimin e mundësive për tregti dhe investime e qasje në fonde të BE-së. Kurse humbjet doganore do të kompensohen me ndihmën fianciare që Kosova do ta marrë nga BE-ja në shumën prej rreth 650 milionë eurove.

Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës nis rrugëtimi drejt tregjeve evropiane. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje të parë kontraktuale me BE-në vlerësohet si mundësi e mirë për prodhuesit kosovarë, pasi që kjo marrëveshje u mundëson bizneseve që produktet e tyre t’i eksportojnë në tregun evropian pa asnjë tarifë doganore, po ashtu qasje në fondet milionëshe të BE-së.

Por, hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje nënkupton edhe rënie të të hyrave nga doganat për rreth 20 milionë euro në vitin e parë, të cilat do të kompensohen deri në vitin 2020 nga mbështetësit financiarë, që Kosova do t’i marrë nga Bashkimi Evropian rreth 650 milionë euro./Zëri


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark