Vëllezërit pranojnë krimin: Nuk donim të vrisnim Indritin, por ai na sulmoi i pari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Vëllezërit pranojnë krimin: Nuk donim të vrisnim Indritin, por ai na sulmoi i pari

    Insajderi
    22 October 2022 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    ABC zbardh një pjesë nga dëshmia e vëllezërve Miri që vranë 34-vjecarin Indrid Ndoj, ngjarje e ndodhur mbrëmje e së enjtes në Fushë Krujë.

    Tashmë të arrestuar nga policia, vëllezërit Saimir Miri  dhe Landi Miri po mbahen në Komisariatin e Policisë në Krujë ku edhe po merren në pyetje nga hetuesit.

    Para hetuesve, vëllezërit mësohet të kenë deklaruar se nuk kanë pasur për qëllim ta vrisnin fqinjin e tyre por situata u kishte dalë nga kontrolli pasi Ndoj i kishte sulmuar fizikisht.

    “Nuk kishim për qëllim ta vrisnim. Po situata na doli nga kontrolli pasi na sulmoi dhe na ofendoi rëndë. Ai (Ndoj) ishte në gjendje të rëndë, pasi kishte konsumuar lëndë narkotike. U takuam te vendi për të sqaruar një muhabet të vjetër. Nuk është se kishim ndonjë konflikt të hapur me të, gjithçka ndodhi aty për aty pasi na sulmoi. Nuk ishte i vetëdijshëm. Ai tentoi të na qëllonte dhe për t’u mbrojtur e qëllova. Më pas u larguam. E lamë të gjallë. Dhe s’menduam se kishim bërë ndonjë plagosje të rëndë. Por për fat të keq kaçavida kishte prekur damarin kryesor (arterien femorale) . Vetëm kur dëgjuam në mëngjes që kishte vdekur. Aty na kapi paniku. Nuk dinim ca të bënim. Jemi penduar shumë, pasi nuk ishte nevoja që situata të arrinte në këtë pikë pa kthim pas. Jemi shumë të penduar”, mësohet të kenë deklaruar ndër të tjera vëllezërit Miri para hetuesve të policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark