Insajderi
Lajme

Ka pasur prova për të dënuar Sheshelin

Insajderi
02 April 2016 - 10:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mark Ellis, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Avokatëve Ndërkombëtarë, duke komentuar deklaratën e një gjykatësi në rastin e Sheshelit se prokuroria ka dështuar të krijojë një lidhje konkrete midis fjalimeve nacionaliste të Sheshelit dhe krimeve të kryera, ka thënë se një njeri mund të mos jetë i përfshirë direkt në vrasje, por i përfshirë në nxitje dhe inkurajim.

“Kjo është ajo që ka argumentuar edhe prokurori. Unë mendoj se ka pasur prova për ta mbështetur këtë. Shumica e gjykatësve kanë menduar se jo. Por, të thuash se nxitja politike me fjalim ndezës nuk është relevante për këto lloj gjykimesh, nuk mendoj se është e vërtetë”, ka thënë ai.

“Fjalimi ndezës mund të nxitë individë të kryejnë krime dhe pikërisht kjo ka ndodhur në këtë rast. Vullnetarët (paraushtarakë) janë dërguar në front. Këta vullnetarë kanë shkuar për të kryer vrasje, për të zhvendosur familje, për shkak të përkatësisë etnike. Një individ mund të mos jetë drejtpërdrejt përgjegjës për këto vrasje ose zhvendosje, por ai është i përfshirë me nxitje ose inkurajim”, ka thënë ai në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

Gjatë kësaj jave, ish-zëvendëskryeministri serb, Vojsllav Sheshel është shpallur I pafajshëm për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit në luftërat e Ballkanit gjatë viteve 1990.

Tribunali i Hagës ka thënë se ai nuk ka pasur përgjegjësi individuale për krimet e kryera./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark