Insajderi
Botë

Lavrov i tha Kerry se militantët po kalojnë nga Turqia në Siri

Insajderi
02 April 2016 - 12:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Lavrov edhe një herë ka tërhequr vërejtjen në kufirin Turqi – Siri, që ende ka vrima dhe, sipas të dhënave tona, po shfrytëzohet aktivisht për transferin e militantëve në Siri nëpër Turqi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së jashtme të Rusisë.

Muajin e kaluar, zoti Lavrov ka bërë thirrje për implementim të plotë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që kërkojnë ndaljen e tregtisë së naftës me grupin, Shteti Islamik, dhe për ndalje të kalimit të “terroristëve” në Siri nga Turqia dhe vendet e tjera.

Në bisedën telefonike të dy diplomatët e lartë, po ashtu, diskutuan për ndërmarrjen e “masave konkrete për forcimin e procesit të armëpushimit në Siri”, që ishte arritur në muajin shkurt dhe në përgjithësi është respektuar. /rel


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark