Limaj: Kosova qeveriset nga një regjim mashtrues e gënjeshtar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Kosova qeveriset nga një regjim mashtrues e gënjeshtar

    Insajderi
    02 April 2016 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i NISMA-s po ashtu ka thënë se aktualisht, pushteti është duke ndërtuar politika shantazhuese për të gjithë ata që nuk pajtohen me ta.

    “Kosova vazhdon të qeveriset nga një regjim mashtrues e gënjeshtar. Kanë premtuar 200 mijë vende pune. Pyetni sa vende pune janë hapur. Sot qeverisë një regjim që ka premtuar një shëndetësi e arsim ndryshe. Por, cila është gjendja”, ka thënë Limaj, shkruan Gazeta Express.

    Në Kuvendin e parë zgjedhor të rinisë së NISMA për Kosovën, Limaj ka thënë se ndryshimi i gjendjes në Kosovë duhet të vijë nga vendosmëria.

    “Ju rini nuk keni pranuar të shatazhoheni. S’keni pranuar të mashtroheni. Ky mentalitet duhet të zgjerohet në tërë Kosovën. Shumë moshatarë tuaj pushtetarët i mashtrojnë”, ka theksuar Limaj. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark