Apeli konfirmon pafajësinë e Nevzad Morinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli konfirmon pafajësinë e Nevzad Morinës

    Insajderi
    02 April 2016 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit e cila ishte ankuar kundër aktgjykimit të shkallës së parë në Gjilan, e cila e kishte shpallur të pafajshëm Nevzad Morinën, i cili dyshohej se kishte mbytur gruan e tij në maj të vitit 2013.

    Por Gjykata e Apelit nuk ka gjetur shkelje esenciale siç ka pretenduar Prokuroria dhe përfundimisht e ka shpallur të pafajshëm Nevzad Morinën.

    Avokatët mbrojtës Shemsedin Pira dhe Kadri Syla thanë se vendimi ishte i drejtë sepse në aktgjykimin e shkallës së parë janë dëgjuar të gjitha provat e faktet relevante dhe me asnjë detaj nuk është vërtetuar se Nevzad Morina është vrasësi i gruas së tij, njofton rajonipress

    Morina ishte paraburgosur nën dyshimin se në mënyrë të dhunshme kishte mbytur bashkëshorten A.S.(1985). Viktima A.S. e lindur më 1985 nga Topanica e Kamenicës sipas aktakuzës kishte vdekur më 4 maj 2013, por pasi është kryer obduksioni kanë lindur dyshimet se fjala bëhej për vdekje të dhunshme.

    Nga të gjitha këto elemente dhe prova edhe ishte arrestuar bashkëshorti i saj Nevzat Morina.

    Ekspertiza ka konstatuar se viktima A.S. kishte përdorur një ilaç dhe i kishte humbur vetëdija ku edhe për pasojë ishte rrëzuar dhe ishte dërguar si rast i rëndë dhe me komplikime të mëdha dhe ishte dërguar menjëherë në qendrën e Mjekësisë Familjare në Kamenicë e më pastaj edhe në Emergjencën e Spitalit në Gjilan për tu transferuar pastaj në QKUK. Ajo nuk i kishte rezistuar plagëve./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark