Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, si dhe ai i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Frangeš, kanë vizituar të enjten pikën kufitare në Jarinje.
Kjo vizitë erdhi pak ditë pasi Lista serbe vendosi të dalë nga institucionet e Kosovës.
“Në pikëkalimin kufitar Jarinje në veri të Kosovës me të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor Anžej Frangeš dhe Manuel Sarrazin…”, shkruan ambasadorja sllovene në Kosovë, Minca Benedejçiq.
Gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në Kosovës, emisarët evropian kanë zhvilluar takim me kryeministrit Kurti dhe presidenten Osmani, po ashtu të njëjtit kanë takuar edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.
At Jarinje border crossing in northern #Kosovo today with 🇸🇮 & 🇩🇪 Special Envoys for the #WesternBalkans Anžej #Frangeš & @ManuelSarrazin & @EULEXKosovo @MZZRS pic.twitter.com/ms7ZxTcMTU
— Minca Benedejčič (@MBenedejcic) November 10, 2022