Mustafa përkujton 26 vjetorin e themelimit të degës së LDK-së në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa përkujton 26 vjetorin e themelimit të degës së LDK-së në Prizren

    Insajderi
    02 April 2016 - 21:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka rikujtuar të shtunën në mbrëmje 26 vjetorin e themelimit të degës së partisë së tij në Prizren.

    Sipas tij, shumë veprimtarë po vazhdojnë të punojnë për të bërë një Kosovë evropiane.

    “Dega e LDK-së në Prizren sot shënoi 26 vjetorin e themelimit të saj. Janë shumë veprimtarë të shumë gjeneratave, të cilët punuan dhe po punojnë për të vënë në jetë synimet dhe vizionin e LDK-së, për një Kosovë demokratike, të zhvilluar, evropiane dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark