Arrestohet 47-vjeçari, prej vitesh përdhunonte vajzën e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Arrestohet 47-vjeçari, prej vitesh përdhunonte vajzën e tij

    Insajderi
    24 November 2022 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tjetër rast i tmerrshëm i abuzimit seksual është zbuluar në Korinth të Greqisë.

    Një 47-vjeçar është arrestuar pasi u denoncua nga vajza e tij për përdhunim. Vajza e tij 19-vjeçare ka shkuar në polici ku ka denoncuar të atin pasi ky i fundit e përdhunonte dy-tre vitet e fundit.

    Vajza është studente në Agrinio dhe sipas saj babai e lejoi të vazhdonte studimet nëse pranonte ta përdhunonte kur ai të kthehej në Korinth.

    Babai u arrestua në Korinth nga punonjësit e policisë, për përdhunim, marrëdhënie seksuale mes të afërmve, abuzim të personit të paaftë për t’i rezistuar marrëdhënieve seksuale dhe fyerja e dinjitetit seksual.

    Mediat greke raportojnë se 47-vjeçari është sjellë në Prokurorinë e Korinthit mëngjesin e së enjtes, dhe gjykimi i tij do të bëhet ditën e premte.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark