
Dalja në konferencë e Lëvizjes Vetëvendosje, për të treguar sesi kompania e djalit të kryeministrit, Isa Mustafa bashkëpunon ngushtë me kompaninë e drejtuar nga miliarderi serb ish bashkëpunëtor i Millosheviqit, ka ngjallë reagim tek partia e Mustafës, Lidhja Demokratike e Kosovës.
Për LDK-në kjo që ka bërë VV-ja është përpjekje bizare dhe neveritëse, për ta njollosur kryeministrin.
Pasi e ka akuzuar për “zhytje të vendit në kaos, anarki dhe gjakderdhje, për stopimin e rrugës integruese euroatlantike dhe prishjen e partneritetit me SHBA-të dhe vendet e tjera mike”, LDK i ka shtruar tri pyetje për VV-në.
Por LDK nuk e ka shkruar asnjë fjalë për hulumtimin e publikuar në Insajderi, se Qeveria Mustafa ka pajisur me licencë për biznesin e terminaleve kompaninë e drejtuar nga djali i kryeministrit Isa Mustafa.