Sokol Halili nuk pranoi t`i dorëzohej policisë për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe foshnjës në bark. Ai bëri vetëvrasje konfirmoi Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.
Para se Sokol Halili të vriste veten në prani të Policisë së Kosovës, kjo e fundit ka rrethuar shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e ish-bashkëshortes shtatzënë në oborrin e QKUK-së. Pamjet tregojnë momentin kur i bëhet thirrje për për dorëzim.
Lidhur me rastin, ka folur prokurori i rastit, Shukri Jashari.
Ai ka thënë se Halili deri në emergjencë ka pasur shenja jete.
“Sokol Halili është vrarë në shtëpinë e tij. Mjeku në Emergjencë e ka konstatua vdekjen e tij. Ai direkt është dërguar për në Emergjencë pasi që kishte shenja jete, duke e dërguar atje ka vdekur”, ka thënë Jashari”, për Front Online.