Insajderi
Insajderi

Detaje të reja: Sokol Halili kishte shenja jete, vdiq rrugës për emergjencë

Insajderi
02 December 2022 - 15:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Detaje të reja: Sokol Halili kishte shenja jete, vdiq rrugës për emergjencë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sokol Halili nuk pranoi t`i dorëzohej policisë për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe foshnjës në bark. Ai bëri vetëvrasje konfirmoi Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Para se Sokol Halili të vriste veten në prani të Policisë së Kosovës, kjo e fundit ka rrethuar shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e ish-bashkëshortes shtatzënë në oborrin e QKUK-së. Pamjet tregojnë momentin kur i bëhet thirrje për për dorëzim.

Lidhur me rastin, ka folur prokurori i rastit, Shukri Jashari.

Ai ka thënë se Halili deri në emergjencë ka pasur shenja jete.

“Sokol Halili është vrarë në shtëpinë e tij. Mjeku në Emergjencë e ka konstatua vdekjen e tij. Ai direkt është dërguar për në Emergjencë pasi që kishte shenja jete, duke e dërguar atje ka vdekur”, ka thënë Jashari”, për Front Online.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark