Policia i kap dy të kërkuar në Aeroport - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia i kap dy të kërkuar në Aeroport

    Insajderi
    03 April 2016 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se gjatë ditës së shtunë në aeroportin ndërkombëtar Adem Jashari në Prishtinë kanë ndodhur edhe  dy arrestime, personat që u arrestuan ishin në kërkim nga Policia e Kosovës

    Në Gjakovë, me urdhrin  e lëshuar nga Gjykata themelore Gjakovë  janë bastisur shtëpia dhe lokalet përcjellëse prone e te dyshuarit mashkull K-Shqiptar. Gjate bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar 51.2 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, 310 fara te kanabisit , një revole Zastava me një karikator me tre fishek te kalibrit 7.62 mm, dhe një pushke gjuetie e nëntë fishek të kalibrit 12 GA. Lidhur me rastin i dyshuarit është arrestuar dhe me urdhër te prokurorit dërgohet ne mbajtje.

    Në bazë të urdhëresës  së lëshuar nga  Gjykata Themelore Prishtinë, në ora 00:35 në aeroportin e Prishtinës është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

    Ndërsa në mbrëmje rreth orës 21:00 në bazë të urdhëresave te lëshuara nga Gjykata Themelore në Mitrovicë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, në Aeroport teksa po tentonte të udhëtonte jashtë vendit. I njëjti dërgohet për vuajtjen e dënimit ne burgun e Smrekovnicës. /insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark