Insajderi
Insajderi

Ky është personi i cili u gjend i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan

Insajderi
13 December 2022 - 20:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është personi i cili u gjend i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një i burgosur është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.

Gazeta Insajderi mëson nga burime të sigurta se personi i cili u gjet pa shenja jete është Burim Hetemi, rreth 40 vjeç nga Ferizaj.

SHKK njoftoi sot se i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor dhe emergjencës.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton se sot rreth orës 12:40 në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, i burgosuri me inicialet B.E. është gjetur pa shenja jeta në dhomën e tij.

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor të qendrës dhe emergjencës së qytetit, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative.

Autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes, thuhet në njoftim


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark